Në burg prej 5 vjetësh, vdes në Spitalin e Tiranës 33-vjeçarja

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një 33-vjeçare e arrestuar për dhunë në familje ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në QSUT.

Afërdita Hajdarkola ishte arrestuar 5 vite më parë dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë, raporton A2 Cnn.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat ajo u shtrua mbrëmjen e kaluar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Të ngjashme