Netanyahu thotë se Hamasi do të çarmatoset, “me të mirë ose me të keqe”

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbajtur një fjalim kombëtar.

Ai iu tha qytetarëve izraelitë se po “përmbush” premtimin për të rikthyer të gjithë pengjet, shkruan BBC.

Si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, forcat izraelite tani janë tërhequr nga zona të caktuara të Gazës.

Por Netanyahu thotë se Izraeli ende po “rrethon Hamasin nga çdo drejtim”, duke shtuar se fazat e ardhshme të planit të presidentit amerikan, Donald Trump janë që “Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet”, ani pse Hamasi nuk ka bërë asnjë premtim për t’u çarmatosur.

Netanyahu shton: “Nëse kjo arrihet në mënyrën e lehtë – aq më mirë. Dhe nëse jo – do të arrihet në mënyrën e vështirë”.

Të ngjashme