Konventa e miraton dorëheqjen e Memli Krasniqit pasi Xhavit Haliti kërkoi të respektohet statuti

Prishtinë | 17 Nën 2025 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Konventa e PDK-së e ka miratuar dorëheqjen e Memlit Krasniqi nga pozita e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, raporton Ekonia Online.

Por pas fjalimit të kryetarit tashmë të dorëhequr, Memli Krasniqi, Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku tentoi që ta mbyllë për media, duke thënë se ka përfunduar pjesa solemne.

Por kjo u kundërshtua nga Xhavit Haliti i cili “në befasi” doli në foltore.

“Mendoj që pjesa solemne nuk ka përfunduar. Memli e ka paraqitur dorëheqjen. Ne këtu e kemi zgjedhur dhe këtu duhet t’ia miratojnë dorëheqjen është procedurë që duhet me respektu e me zbatu të gjithë. Faleminderit”, tha Haliti.

Pas kësaj kërkese më pas u hedh në votim se kush e pranon dorëheqjen.

Të ngjashme