Dy gra dyshohet se u sulmuan fizikisht nga burri i familjes, i cili raportohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit. Policia ka njoftuar se viktima ka përdorur sprej ndaj viktimës, e për çka ndaj saj është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës.
Për këtë rast që ka ndodhur në Deçan, është arrestuar i dyshuari.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Lidhur me rastin njëra nga viktimat ka përdorur sprej në drejtim të të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj viktimës iniciohet rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe përdorim i armës, spreji konfiskohet dhe e njëjta lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e Policisë.