“Teknoxgroup”, distributori zyrtar i kompanisë amerikane “Caterpillar”, ka hapur sot zyrat e saj në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Siç thanë përfaqësuesit e kësaj kompanie, kjo e vendosë vendin në “hartën e transformimeve”, sepse “Teknoxgroup” është pjesë e një familjeje të madhe që nga Spanja e Portugalia, deri në Ballkan.
Hapja u cilësua një investim i rëndësishëm për zgjerimin e prezencës së markës amerikane në vend, që ofron shërbime, mbështetje teknike dhe akses më të lehtë për klientët dhe partnerët.
“Caterpillar” është kompani e njohur botërisht për prodhimin e pajisjeve të rënda ndërtimore, makinerive industriale dhe teknikës për miniera e infrastrukture.



