Hamza takon ambasadorin e Turqisë: Do angazhohemi për raporte të qëndrueshme me aleatët e Kosovës

Prishtinë | 21 Nën 2025 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka takuar të premten ambasadorin e Turqisë në Kosovë.

Tha se kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

“Bisedë e frytshme me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Bashkëpunimi dhe respekti janë themeli i partneritetit tonë”, shkroi Hamza.

Kryetari i PDK-së tha se do të angazhohet për raporte të qëndrueshme me aleatët e Kosovës.

“Do të angazhohem për të ndërtuar raporte të qëndrueshme dhe me besim të ndërsjellë me të gjitha shtetet aleate të Kosovës”, theksoi Hamza.

Të ngjashme