Sami Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së, shtyn një gazetar: Largoni këta

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, është kapur me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së sotme të KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Kurteshi e ka shtyrë me dorë një prej gazetarëve prezent në sallën e mbledhjes, pasi i njëjti ka dashur t’i bëjë një pyetje Alban Krasniqit dhe është afruar tek pjesa ku anëtarët e KQZ-së mbajnë mbledhjet.

Kurtesh ka kërkuar që gazetarët të shtyhen mbrapa tek pjesa ku janë ulëset.

https://www.facebook.com/reel/1375907134129621

Sipas Kurteshit, gazetarët s’kanë të drejtë që të afrohen tek anëtarët e KQZ-së, meqë sipas tij po inciziohen e po shikohen kompjuterët e anëtarëve të KQZ-së.

“Ju lutem z.zëdhënës, jau bani një vijë, sepse po bëjnë shpifje. S’ka asnjë pyetje kur e shkelni çdo kod”, ka thënë Kurteshi me të madhe.

Të ngjashme