Krejt çka u gjet në banesën dhe lokalin e Arianit Sllakmnikut

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Në shtëpinë e konspiracionistit Arianit Sllamniku, tashmë i arrestuar, për të cilën u raportua se kishte trajtuar fëmijët autik nën pretendimet se i shëron e duke u sugjeruar edhe ilaçe për kafshë janë gjetur edhe armë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar edhe se ai kundërligjshëm ka ushtruar veprimtari mjekësore ose farmaceutike.

“Me 20.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti  në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari mjekësore ose farmaceutike, eksperimente  mjekësore dhe testim të barnave të sanksionuara. Gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin e tij  përveç medikamenteve të ndryshme i janë gjetur dhe konfiskuar: libra protokolli, pajisje elektronike, kompjuter, telefon, mikro-çipa dhe ketër armë zjarri me një sasi municioni për të cilat posedon leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në  mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Të ngjashme