Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me ekipin e tij, i ndarë nga LDK, ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova në Velani, raporton Ekonomia Online.
Ai ka vendosur kurora lule mbi varrin e tij, për ta përkujtuar atë në 20vjetorin e vdekjes.

