Milazim Krasniqi kritikon LDK-në për qasjen ndaj figurës së Rugovës pas vdekjes së tij

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Analisti Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj mënyrës se si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka trajtuar figurën e Ibrahim Rugovës pas vdekjes së tij.

Krasniqi thekson se përpjekjet për të mitizuar Rugovën dhe për ta shkëputur nga realiteti politik e shoqëror kanë dëmtuar LDK-në.

“Duke injoruar themeluesit e LDK-së dhe kontributet e mijëra aktivistëve, kreu i LDK-së e ka prerë degën në të cilën ka qëndruar. Duke na etiketuar e luftuar ne miqve e bashkëpunëtorëve të tij, e kanë lënë LDK-në pa dëshmitarë, pa dëshmi, të cilat ata vetë nuk i dinë,” ka shkruar Krasniqi.

Ai shton se kjo qasje ka sjellë humbje të elektoratit dhe të historisë së partisë, duke e çuar atë pjesërisht drejt Vetëvendosjes.

“Pa ne, ai nuk do të ishte ai që u bë, lider historik. Ka qenë punë me hile e udhëheqjeve të LDK-së: demek e duam Rugovën, por i luftojmë bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij,” thekson Krasniqi.

“Nuk ka histori të Rugovës pa kontributet tona, të mijëra njerëzve, që punuam natë e ditë, deri në çlirimin e Kosovës. Merrni vesh!”

Të ngjashme