Policia kufitare sekuestron rreth 1 mijë kilogramë duhan të kontrabanduar në Vërmicë

Prishtinë | 17 Shk 2026 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 1,000 kilogramë duhan të kontrabanduar në kuadër të implementimit të planit operativ “Parandalimi i kontrabandës në brezin kufitar”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 16.02.2026 në orët e mbrëmjes, patrulla e Policisë kufitare – SPMK Vërmicë, gjatë vëzhgimit të terrenit me pajisje nate, ka vërejtur një barkë në liqenin e Vërmicës që lëvizte nga territori i Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës.

“Gjatë kontrollit të terrenit, njësitë policore kanë gjetur një rimorkio me mall të dyshuar si kontrabandë. Në vendngjarje është sekuestruar një sasi e konsiderueshme duhani i përpunuar në paketime prej 500 gramësh, si në vijim: Marlboro – 320 pako, Dunhill – 30 pako, Davidoff – 450 pako, Parliament – 150 pako, Winston – 150 pako, Sobranie – 350 pako, Pall Mall – 30 pako, Lucky Strike – 450 pako dhe Camel – 60 pako. Sasia e përgjithshme e duhanit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 1,000 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme