Prokuroria në Gjakovë për vrasjen: I dyshuari është identifikuar, është në arrati

Prishtinë | 16 Mar 2026 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria në Gjakovë kanë bërë të ditur se tashmë është identifikuar dorasi për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tjetrit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

“Është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi ai zëdhënësi i Prokurorisë së Gjakovës Dren Domi.

Të ngjashme