Të vrarë e të pa varre

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 09:27 | Nga Arif Ejupi

(Kjo poezi u kushtohet Aliut, Jahjas dhe Lucie Geo-Fushës, të zhdukur pa gjurmë nga sllavo-

komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Familja Fusha, që për dekada mbeti në pritje të së

vërtetës, ngre zërin kundër heshtjes së imponuar dhe thërret për ndriçimin e kësaj ngjarjeje

përtej propagandës dhe frikës.)

Jahja Fusha, shtatlartë e shpatullgjerë,

me guxim dha kushtrimin:

“Bashkohuni, Prishtinë, Shkup, Preshevë e Tiranë,

se këtij vendi gjithmonë Shqipni i kanë thanë!

Zgjohuni, Shkodër, Ulqin, Hot e Grudë,

Sjenicë e Pazari i Ri —

ta mbrojmë të shenjtën Shqipni!”

Ai, edhe në Lidhjen e Dytë të Prizrenit,

më 16 shtator 1943, si delegat i saj,

me fjalën e tij të matur e me peshë

zemrat e të gjithëve i çoi peshë.

Jahjaja apeloi kudo ndër shqiptarë

që Shqipnisë zot me i dalë.

Ai tha:

“Po nuk u mbrojt sot Shqipnia,

do të na mallkojë Perëndia

dhe gjatë do të na sundojë serbo-sllavia.”

Shtriga e tërbuar nga zemërimi

mblodhi sahanlëpirës e zagarë:

vrau Aliun

dhe kidnapoi Jahjan me Lucien.

Ekzekutoi Lucien shtatzënë,

me tortura shtazarake,

e mbyti Jahjan.

U humbi gjurmët

dhe i la pa varre.

Të shitur e paçavure

i këndonin Jugosllavisë

e vëllazërim-bashkimit;

s’çanin fare kokën në ç’mjerim

ishte zhytur Shqipnia —

verbërisht ishin dhënë pas internacionalizmit proletar,

pamëshirshëm varnin e masakronin burra e djem shqiptarë.

Të punojmë e të ndriçojmë historinë,

të mos i harrojmë ata

që me jetë mbrojtën Shqipërinë.

Me luhatje, diktate e inate

nuk shkruhet historia,

as nuk bëhet kurrë unike Shqipëria.

Të ngjashme