Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar, se ka lëshuar autorizime shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës 5-vjeçar në Lipjan.
Në njoftimin e Prokurorisë, bëhet e ditur se Policia e Kosovës është autorizuar për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me këtë rast.
‘’ Qëllimi i këtij autorizimi lidhet me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, apo zyrtarëve tjerë kompetent të kësaj komune, që kanë pasur kontribut direkt apo indirekt në shkaktimin e pasojave në këtë çështje konkrete’’, thuhet mes tjerash në njoftim.