Konjufca tërhiqet nga kandidatura për president

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur së është tërhequr nga kandidatura për president, raporton Ekonomia Online.

“Zonja kryetare unë në fjalim tim thash se tërhiqem si kandidat për president, mund të jetë marrë ndoshta kështu në formë më politike, pro nëse doni me marrë në formën juridiko-kushtetuese apo në përputhje me rregulloren e Kuvendit unë formalisht për hir të transkriptit të regjistrohet kjo në mënyrë formale tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçkau e cila po ashtu deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj.

“Edhe unë tërhiqem”, u shpreh ajo.

Të ngjashme