Lushaku-Sadriu: Vetëvendosje asnjë reformë në arsim, gjatë 6 vjetëve qeverisjeje

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bërë asnjë reformë në arsim gjatë gjashtë vjetëve qeverisjeje.

“Brenda gjashtë vjete qeverisjeje me 1.2 miliardë euro, VV-ja s’ka arritur ta niste ASNJË reformë në arsim.

Ja si bëhen reformat kur ka vullnet politik, kur ka vendosmëri e kur e do dijen dhe të mirën e fëmijëve!

Jam krenare, që brenda gjashtë muajsh, kam bërë realitet reformën e MËSIMIT TËRËDITOR.

FËMIJËT tanë meritojnë dije e të ardhme ma mire”, shkruan Lushaku-Sadriu në postim.

Të ngjashme