Kryenegociatori dhe ministri i jashtëm i Iranit mbërrijnë në Katar për bisedime

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, Mohammad Bagher Ghalibaf, dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi mbërritën të hënën në kryeqytetin e Katarit, Doha, për bisedime mbi përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, raportoi CNN duke iu referuar një diplomati të informuar mbi vizitën.

Katari është një aleat kyç i SHBA-së dhe ishte ndër shtetet arabe të Gjirit që u vunë në shënjestër nga Irani në hakmarrjen e tij ndaj sulmeve amerikano-izraelite.

Së fundmi, Katari ka nisur të luajë një rol më të dukshëm në ndërmjetësimin mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund luftës.

Të ngjashme