Gjini: Qytetarët duhet ta thonë sot fjalën e tyre

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Gjini ka votuar në Gjakovë, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Fehmi Agani”.

“Sot është një ditë e mirë, mot i mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë, ta marrin Kosovën në duart e veta. Kosova u përket vetëm qytetarëve, ata duhet me thënë fjalën e vet sot urime këto zgjedhje , shpresoj që me sjellë ditë më të mira për Kosovën”, tha Gjini.

Të ngjashme