Një person është arrestuar në fshatin Demjan të Gjakovës, nën dyshimin se ka shtënë me armë në një aheng familjar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje më 20 qershor 2026, rreth orës 22:00.
Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz, të cilën më pas e ka dorëzuar në polici.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Demjan, Gjakovë 20.06.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka shtënë me armë me gaz të cilën e ka dorëzuar në polici. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.