Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Escholzmatt të Lucernit në Zvicër, pasi një grua është gjetur e vdekur dhe një burrë i plagosur.
Viktima dhe burri i palgosur rëndë janë gjetur në një përrua, kanë njoftuar autoritetet zvicerane.
Policia dyshon për akt kriminal, derisa burri i plagosur është aktualisht i dyshuari, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja është zbuluar të hënën pasdite, pak pas orës 14:00, derisa Policia po e heton rastin si vrasje.
Viktima besohet të jetë një grua 37-vjeçare ukrainase, kurse burri i plagosur rëndë është një 35-vjeçar nga Afganistani.
Ai është transportuar me helikopter në spital.
Rrethanat dhe shkaku i rastit ende nuk dihet, derisa hetimet janë duke vazhduar, me ç’rast autoritetet zvicerane kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informata për këtë krim.