Thaqi pret ambasadorin gjerman Rudolph, vlerëson mbështetjen e Gjermanisë për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe avancimin e sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit të KGJK-së, Thaqi e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

“Kryesuesi i KGJK-së e falënderoi Ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në avancimin e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe reformave në drejtësi”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, ambasadori Rudolph shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e Gjermanisë ndaj institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

“Ambasadori Rudolph shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e Gjermanisë ndaj institucioneve të drejtësisë në Kosovë, si dhe për të forcuar partneritetin në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme