Albulena Haxhiu dekoron grupin “Marigona”: Krijimtaria e tyre ka lënë gjurmë në muzikën dhe kulturën e Kosovës

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar grupin muzikor “Marigona” për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave muzikore dhe për rolin e tyre në skenën e rokut në Kosovë.

Përmes një postimi, Haxhiu ka vlerësuar krijimtarinë e grupit “Marigona”, duke thënë se ata janë pjesë e gjeneratës së artë të rokut kosovar dhe se këngët e tyre vazhdojnë të mbeten të dashura për publikun edhe sot.

“Sot dekorova grupin ‘Marigona’ për promovimin e vlerave muzikore, si pjesë e gjeneratës së artë të rokut në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se veprat muzikore të këtij grupi kanë shënuar një periudhë të rëndësishme të zhvillimit kulturor në Kosovë.

“Këngët e tyre mbeten pjesë e një periudhe të rëndësishme të zhvillimit kulturor të Kosovës dhe vazhdojnë të dëgjohen me të njëjtën dashuri edhe sot”, ka deklaruar ushtruesja e detyrës së presidentes.

Haxhiu ka thënë se grupi “Marigona”, përmes krijimtarisë dhe stilit të veçantë artistik, ka lënë gjurmë të qëndrueshme në muzikën kosovare dhe në kujtesën e brezave.

“Me krijimtarinë dhe veçantinë e tyre artistike, grupi ‘Marigona’ ka lënë gjurmë të qëndrueshme në muzikë dhe në kujtesën e shumë brezave”, ka shtuar Haxhiu.

Të ngjashme