Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë vazhdojnë çdo ditë të jenë në krye të detyrës, duke realizuar kontrolle të vazhdueshme për mbrojtjen e kufirit, parandalimin e kontrabandës dhe zbulimin e shkeljeve të legjislacionit doganor.
Puna e përditshme përfshin kontrollin e automjeteve në hyrje dhe dalje nga Republika e Kosovës, si dhe kontrolle fizike të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve, në përputhje me procedurat doganore dhe vlerësimin e rrezikut.
Këto kontrolle synojnë të garantojnë respektimin e rregullave doganore, parandalimin e hyrjeve të paligjshme dhe kontrabandës, si dhe mbrojtjen e interesave ekonomike dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës.
Në kushte të zakonshme, pritjet për automjetet dhe kamionët në këtë pikëkalim janë rreth 3 deri në 5 minuta, ndërsa kontrollet e nevojshme kryhen në mënyrë profesionale, duke ruajtur njëkohësisht efikasitetin dhe rrjedhën e qarkullimit.