“Në disponim të mirë dhe gati për shkallën tjetër”, Dixon tregon bisedën me Veselin

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë të shkurtër me klientin e tij, pas marrjes së vendimit nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë.

Dixon është shprehur dhe ka thënë se Veseli është në disponim të mirë dhe është i gatshëm të vazhdojë procesin në shkallën tjetër, atë të Apelit.

“Kam pasur një bisedë të shkurtër me të. Ai është në disponim të mirë dhe është i gatshëm të vazhdojë tutje në shkallën tjetër”, ka deklaruar Dixon.

Të ngjashme