Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua sot me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në momentin kur kryegjyqtari Charles Smith e njoftoi për dënimin dhe më pas i kërkoi të ulej, Thaçi tha: “Okej”. Në atë çast, ai buzëqeshi dhe u ul në vendin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Një reagim i shkurtër, por që u përcoll si një moment i fortë në sallën e gjyqit, përballë një vendimi që shënon një nga momentet më të rënda të procesit gjyqësor ndaj tij.
Me të njëjtin dënim u përball edhe Jakup Krasniqi, derisa Kadri Veseli me 18 vjet burgim, e Rexhep Selimi me 13 vjet.