Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se situata në veri të vendit është e qetë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Besnik Berisha se Policia e Kosovës ka të përgatitur një plan operacional për veriun, në përputhje me urdhrin operativ të lëshuar në nivel të Policisë së Kosovës.
Ne kemi një plan operacional të punuar për veri të vendit. Në bazë të urdhrit operativ që është lëshuar në nivel të Policisë së Kosovës, nuk kemi diçka për të veçuar. Çdo gjë ka qenë e qetë”, ka thënë Elshani.
Ai ka bërë të ditur se policia ka komunikuar edhe me kryetarët e komunave dhe qytetarët në veri, me qëllim që të shmangen provokimet dhe incidentet.
Ndoshta kjo vjen si shkak i punës që kemi bërë edhe me kryetarët e komunave. Kemi diskutuar edhe me qytetarët e veriut të vendit që të mos ketë provokime. Andaj, konsiderojmë që deri më tani është qetë”, është shprehur ai.
Elshani ka treguar gjithashtu se për sot ishte planifikuar një aktivitet në nivel komunal, mirëpo policia kishte theksuar rëndësinë që ai të mos zhvillohej në këtë ditë.