Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” i është drejtuar me një postim publik Gjykatës Speciale duke thënë se nuk mundet të kërkohet besimi i një populli në drejtësi kur ai popull sheh një pabarazi të thellë në mënyrën se si trajtohet historia e luftës së tij.
Postimi i plotë:
POSTIM PUBLIK DREJTUAR GJYKATËS SPECIALE NË HAGË
A PUBLIC STATEMENT ADDRESSED TO THE KOSOVO SPECIALIST CHAMBERS IN THE HAGUE
JAM JURIST ME PROFESION DHE SOT NDJEJ DHIMBJE PËR PROFESIONIN TIM
Sot, pas aktgjykimit ndaj z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi dhe z. Jakup Krasniqi, ndjej nevojën, si jurist me profesion dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, të ngre zërin publikisht.
Jo për të mohuar drejtësinë.
Jo për të mohuar të drejtën e gjykatave për të gjykuar.
Por për të kërkuar drejtësi që të jetë e barabartë, e paanshme, e besueshme dhe e pandikuar nga asnjë interes politik apo gjeopolitik.
Dhe po e them me dhimbje:
TURP PËR JU SEPSE ME MËNYRËN SE SI SHUMË SHQIPTARË E PERCEPTOJNË KËTË PROCES, MA KENI GËRDITUR PROFESIONIN TIM TË JURISTIT.
Nuk mund të kërkohet besimi i një populli në drejtësi kur ai popull sheh një pabarazi të thellë në mënyrën se si trajtohet historia e luftës së tij.
Nuk mund të kërkohet heshtje nga një popull që ka përjetuar luftë, dëbim, vrasje, masakra dhe spastrim etnik.
Dhe mbi të gjitha:
Drejtësia nuk duhet të krijojë përshtypjen se viktima dhe agresori po vendosen në të njëjtën peshore historike.
GJYQTARË, PROKURORË A NUK JU BËN TË MENDONI KJO?
Ku ishte drejtësia për viktimat shqiptare kur proceset ndërkombëtare u përballën me udhëheqësit e aparatit shtetëror serb?
Ku ishte drejtësia për mijëra familje shqiptare të Kosovës?
Ku ishte përgjegjësia e plotë për strukturat politike, ushtarake dhe policore të regjimit të Slobodan Miloševićit?
Slobodan Milošević vdiq në paraburgim në Hagë, përpara se procesi ndaj tij të përfundonte me një aktgjykim. Ndërkohë, në rastin e Vojislav Šešeljit, aktgjykimi i shkallës së parë ishte pafajësi, ndërsa Dhoma e Apelit më pas e ndryshoi pjesërisht atë vendim dhe e dënoi për disa krime kundër njerëzimit.
Dhe Ratko Mladić?
Ai u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Por pyetja ime mbetet:
A e ka marrë drejtësia ndërkombëtare mësimin e plotë nga tragjedia e Kosovës?
Sepse sot, për shumë shqiptarë, perceptimi është se pesha e drejtësisë ndërkombëtare po rëndon mbi njerëzit që përfaqësuan luftën çlirimtare të Kosovës, ndërsa kujtesa për krimet e kryera ndaj shqiptarëve rrezikon të zbehet në debatin publik.
Këtë nuk mund ta pranojmë si harresë.
KY NUK ËSHTË VETËM NJË PROCES GJYQËSOR
Për ne shqiptarët, lufta e Kosovës nuk është një kapitull abstrakt në një dosje juridike.
Është historia jonë.
Është historia e familjeve tona.
Është historia e njerëzve që u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Është historia e atyre që humbën jetën.
Është historia e fëmijëve që u rritën pa prindër.
Është historia e një populli që kërkoi lirinë dhe të drejtën për të jetuar i lirë.
Prandaj, cilido aktgjykim që prek figurat kryesore të luftës së Kosovës, pavarësisht se si arsyetohet juridikisht, do të ketë edhe një dimension të fuqishëm historik, shoqëror dhe moral në sytë e popullit të Kosovës.
Gjykata Speciale vetë e ka theksuar se mandati i saj lidhet me përgjegjësinë individuale për krime të pretenduara dhe nuk është gjykim mbi legjitimitetin e luftës së UÇK-së apo mbi të drejtën e popullit të Kosovës për liri.
Por pikërisht për këtë arsye, duhet të ruhet me çdo kusht dallimi ndërmjet përgjegjësisë individuale dhe historisë së një populli.
DHE TA DINI NJË GJË:
UÇK-ja nuk është vetëm një akronim.
Për shqiptarët e Kosovës dhe për shumë shqiptarë anekënd botës, UÇK-ja është pjesë e historisë së tyre të lirisë.
Është kujtesë.
Është dhimbje.
Është sakrificë.
Është rezistencë.
Është rruga që çoi drejt lirisë së Kosovës.
Dhe, mbi të gjitha:
PËR MBI 90% TË SHQIPTARËVE ANEKËND GLOBIT, UÇK-ja MBETET NË ZEMËR.
Këtë nuk mund ta fshijë asnjë aktgjykim.
Asnjë institucion.
Asnjë narrativë politike.
Asnjë interpretim historik.
Sepse kujtesa e një populli nuk burgoset.
DREJTËSIA DUHET TË JETË UNIVERSALE
Unë nuk kërkoj drejtësi shqiptare.
Nuk kërkoj drejtësi serbe.
Nuk kërkoj drejtësi amerikane.
Nuk kërkoj drejtësi evropiane.
Kërkoj vetëm DREJTËSI.
Drejtësi të njëjtë për të gjithë.
Për viktimat shqiptare.
Për viktimat serbe.
Për viktimat e çdo komuniteti.
Për të gjithë ata që kanë vuajtur nga lufta.
Dhe nëse drejtësia është vërtet universale, atëherë ajo duhet të jetë aq e guximshme sa të përballet me krimet e çdo pale, pa frikë, pa standarde të dyfishta dhe pa interesa politike.
Historia nuk mund të shkruhet vetëm nga njëra anë.
Dhe drejtësia nuk mund të fitojë besimin e njerëzimit nëse një pjesë e madhe e viktimave ndihen të harruara.
TË NDERUAR GJYQTARË DHE PROKURORË TË HAGËS,
Ju mund të jepni një aktgjykim.
Por nuk mund të jepni aktgjykim mbi kujtesën e një populli.
Ju mund të vendosni për përgjegjësinë penale individuale të njerëzve.
Por nuk mund të vendosni se çfarë duhet të ndiejë një popull për historinë e tij.
Ju mund të shkruani në dokumente juridike.
Por historia do të vazhdojë të shkruhet edhe në zemrat e njerëzve.
Dhe zemra e shqiptarëve nuk harron.
NE NUK HARROJMË.
WE DON’T FORGET.
KOSOVA NUK HARRON.
THE ËORLD MUST NOT FORGET.
Drejtësia duhet të jetë e drejtë.
Historia duhet të jetë e plotë.
E vërteta duhet të jetë e pandarë.
Dhe kujtesa duhet të jetë e përjetshme.
NE NUK KËRKOJMË PRIVILEGJE.
KËRKOJMË BARAZI PARA DREJTËSISË.
AGIM REXHEPI
Shoqata “Miqtë e Amerikës”
Republika e Kosovës
NE NUK HARROJMË
WE DON’T FORGET