Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka cilësuar të padrejtë, të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se UÇK-ja bëri luftë të drejtë, çlirimtare dhe të domosdoshme për lirinë e popullit tonë.“Ne nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet e kriminelëve serbë në Kosovë. Ne nuk pranojmë që historia e Kosovës të rishkruhet nëpërmjet padrejtësisë. E vërteta e luftës së pastër të UÇK-së do të jetojë përherë!”, ka shkruar Lushtaku