Ish-kryeministri këshillon partitë të ulën dhe të gjejnë zgjidhje: Cili lider nuk është fajtor për situatën e sotme?

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka kritikuar liderët e partive politike, për mënyrën se si po i qasen vendimit dënues të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Në një postim në Facebook, Kosumi ka thënë se të gjithë liderët janë fajtorë për situatën e sotme, duke shtuar se është koha që Kosova të funksionojë.

“Udhëheqës të institucioneve e të partive, a e shihni sa e kotë dhe e gabuar është “politika” e inateve, për karrige, për postin e presidentit… Shihni përpara! Takohuni dhe mos dilni nga zyrat pa i kryer punët tuaja!” ka shkruar ai.

Sipas Kosumit, kjo është rruga e vetme, teksa këshillon partitë të mos e lënë popullin të çorientohet në sheshe.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të ngjashme