Incident në një kopsht në Fier, dyshohet se edukatorja goditi 4-vjeçarin, nëna reagon ndaj saj

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier dhe nëna e një fëmije 4-vjeçar janë proceduar penalisht nga Policia, pas një konflikti ku dyshohet se janë përfshirë të dyja.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht  44-vjeçaren, edukatore në kopsht, dhe 29-vjeçaren, të dyja banuese në Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçarja ka keqtrajtuar në ambientet e kopshtit fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares.

Ndërkohë, nëna e fëmijës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores./A2Cnn

Të ngjashme