Gjakova mirëpret Eli Farën më 28 nëntor: Një zë që ta qetëson shpirtin

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Eli Fara, e shoqëruar nga Ansambli Artistik Skënderbeu, do të performojë në Gjakovë në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”.

Gjakova do të jetë nikoqire e një mbrëmjeje kushtuar muzikës tradicionale shqiptare, më 28 nëntor, kur këngëtarja e njohur Eli Fara do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.

Koncerti do të nisë në orën 20:00, ku në njoftim është theksuar rëndësia e prezantimit të muzikës së mirëfilltë shqipe dhe traditës muzikore korçare.

“E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit Ditët e Nëntorit me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”.

“Me një za që ta qetëson shpirtin, s’është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria. Në anën tjetër, Ansambli Skënderbeu që ma shumë se 50 vjet e ruan dhe e prezanton traditën muzikore të Korçës me një mjeshtëri që nuk njeh kufi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme