Tensione dhe përleshje në Francë, arrestohen 55 persona, shumica të mitur

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Francë: Dhjetëra të arrestuar, në mesin e tyre 33 të mitur

Një fund i tensionuar ka karakterizuar protestën e mbajtur në qytetin Toulon, në jug të Francës, pas disa përleshjeve të njëpasnjëshme mes protestuesve dhe forcave policore, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Sipas prefektit lokal, situata u përshkallëzua kur drejt forcave të rendit u hodhën bomba tymuese dhe mjete të forta, teksa nga disa varka u qëllua edhe me flakadanë, raporton BBC.

Pas këtyre tensioneve, rreth 150 persona u grumbulluan në rrugët e qytetit dhe u vunë flakën kontejnerëve të mbeturinave para se të shpërndaheshin. Si pasojë e situatës së krijuar, autoritetet nxorën me urgjencë një urdhër për ndalimin e grumbullimeve publike.

Deri më tani raportohet për 55 persona të arrestuar, prej të cilëve 33 janë të mitur, ndërsa rreth 11 persona po mbahen në paraburgim policor.

Nga përplasjet e dhunshme mbetën të lënduar dy pjesëtarë të policisë dhe dy protestues.

Të ngjashme