Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbi 6,500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Rama së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashin kanë vizituar QKMF-në për të parë nga afër punën dhe siç tha ai, për t’i falënderuar mjekët e infermierët për kujdesin e përditshëm ndaj qytetarëve.