Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 nëntor 2026, në shenjë pakënaqësie me nivelin aktual të pagave dhe kërkesat e tyre ndaj menaxhmentit të ndërmarrjes.
Protesta është paralajmëruar nga Sindikata e Re e KEK-ut, ndërsa do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të menaxhmentit të KEK-ut, në Toskanë, në Prishtinë
Sipas njoftimit të sindikatës, punëtorët kanë dy kërkesa kryesore: ngritjen dhe nivelizimin e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e korporatës.
