“Nëse ka mundësi procedurën me shkurtu, tu e ditë që ka koncensus të plotë”, i tha Tahiri kryetares së Kuvendit.
Ndërkaq, Haxhiu iu përgjigj me humor: “Më shpejt se kaq s’mund ta bëj, përveç se kaq kur e kemi zgjedh presidenten”.
“Ajo seancë u shikua shumë dhe u komentua shumë për shpejtësinë tonë që kemi pasur dhe kemi bërë shumë mirë”, vazhdoi ajo.
Përgjigjja e kryetares së Kuvendit shkaktoi të qeshura në sallën e Kuvendit.