Arsimi para-universitar: Përplasje mes ish-ministreve të Arsimit dhe deputetes Haxhiu

Prishtinë | 17 Nën 2026 | 13:44 | Nga Artiona Çitaku

Diskutimi mes tyre ka vënë në pah qëndrimet e ndryshme rreth përgjegjësisë institucionale dhe mënyrës se si duhet të trajtohen çështjet që lidhen me sistemin e arsimit parauniversitar.

Përplasja filloi kur Haxhiu iu drejtua Nagavcit me fjalët: “Në këtë drejtim, në këtë vendim të Gjykatës, që ti në atë kohë është dashtë me dhënë dorëheqje sepse ke bo shkelje…”

Ndërsa Nagavci iu kundërpërgjigj.

“Unë, si Ministre, si profesioniste, si nanë, nuk lejoj që asnjë fëmijë t’i mohohet e drejta e shkollimit. Për nxënësit që nuk kanë vijuar mësimin për më shumë se dy vite, t’iu ofrohet mësimi alternativ plotësuses…”

Të ngjashme