Ai ka bërë të ditur se tashmë ekziston një grup punues, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ndërsa ka shprehur shpresën që ky vendim të trajtohet në kuadër të punës së këtij grupi.
“Po, jemi informuar për vendimin që është marrë. Normalisht që shprehim keqardhje për të gjitha proceset që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara. Tashmë e dini që kemi një grup punues, në krye të të cilit është Glauk Konjufca”, tha Gola.
