10 minutat e para, irlandezët të ashpër

Prishtinë | 17 Nën 2026 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

20:58 - 10 minutat e para, irlandezët të ashpër

10 minutat e para të ndeshjes Irlandë-Kosovë nuk kanë treguar ndonjë rast të rrezikshëm shënimi.

Megjithatë, janë vendësit ata që po bëjnë lojë më të ashpër.

Deri më tani, irlandezët janë ndëshkuar me një karton të verdhë.

Ndërkaq, një moment i diskutueshëm ishte ai në mesfushë, kur Hajrizi u rrëzua në tokë pas ndërhyrjes së ashpër nga një prej lojtarëve irlandezë.

Megjithatë, gjyqtari nuk e ndëshkoi.

Të ngjashme