Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, një person në gjendje të rëndë – i dyshuari në arrati

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Emergjencë në Suharekë, pasi i njëjti si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqitr Bytyqi.

“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Sipas tij, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.

“Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi.

Të ngjashme