Tresoldi e ka zgjedhur Milanin, por transferimi kushton 60 milionë euro

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Nicolo Tresoldi po shkëlqen me Club Brugge dhe ka vendosur se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën. Sulmuesi 22-vjeçar e sheh Milanin si destinacionin e tij të ëndrrave.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Tresoldi dhe rrethi i tij i afërt dëshirojnë rikthimin në Itali, ku ai ëndërron të veshë fanellën kuqezi.

Megjithatë, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë. Club Brugge kërkon 60 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Milani duhet të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për ta përballuar këtë investim.

Tresoldi ka realizuar 14 gola në 17 ndeshjet e para të sezonit.

Të ngjashme