Një viktimë e dhunës në familje ka kontaktuar anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar që rasti i saj të trajtohet me prioritet nga Policia e Kosovës dhe të raportohet drejtpërdrejt në Komision, raporton Ekonomia Online.
Anëtarja e Komisionit nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj, ka propozuar që rasti t’u përcillet Policisë dhe Prokurorisë për trajtim të mëtejmë.
“Është një rast i dhunës që ka dërguar kërkesë tek ne, për ta trajtuar me emergjencë, propozojmë që me dërgua rastin te Prokuroria e Policia”, tha ajo.
