Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist zhvilloi një aksion para sallës ku po intervistohej Shpresa Lukaj, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së QPS-së në Pejë

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kanë zhvilluar një aksion para dritareve të sallës ku Komisioni Hetimor Parlamentar po intervistonte Shpresa Lukajn, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë aksionit, aktivistet kanë kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, duke thirrur parulla dhe lëshuar sirena të policisë, derisa po zhvillohej intervistimi i Lukajt nga Komisioni Hetimor për rastin e vrasjes së Zekajt.

Të ngjashme