Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ishte i shokuar me mënyrën se si u zhvillua e gjithë kjo çështje.
Limaj në Politiko, tha se pas protestave dhe përplasjeve që kishin ndodhur në Kosovë, ligji ishte votuar nga presidentja dhe nuk kishte qenë ligj i një partie politike, por i qytetarëve të Kosovës.
“Kam qenë i shokuar atë natë, pas gjithë asaj çka kishte ndodhur në Kosovë, me protesta, ku shkuan deri në përplasje, dhe në fund erdhi si erdhi, u votua ligji nga presidentja. Ai ligj nuk ka qenë i PDK-së, por i qytetarëve. Rikthimi dhe kërkesa për të ka qenë shokuese”, deklaroi Limaj.
Ai kritikoi edhe mënyrën se si u kërkua rikthimi i ligjit, duke thënë se një kërkesë e tillë nuk duhej të bëhej në atë formë, pasi ekzistonin mundësi të tjera për të kërkuar ndryshime.
“Edhe mënyra si u kërkua, edhe si ndodhi krejt ajo situatë, nuk kërkohet ashtu kthimi i ligjit. Vetë e keni çuar, keni mundur me kërku me përmirësu. Së dyti, nuk kërkohet nga presidentja”, u shpreh ai.
Limaj shtoi se pret që kjo çështje të jetë kuptuar nga partitë politike, duke theksuar se PDK-ja, siç e cilësoi ai, parti shtetformuese, duhet ta dijë se kur një ligj kthehet nga presidentja në Kuvend, nuk mund t’i shtohen amendamente.
“PDK-ja është parti shtetformuese. Ata duhet ta dinë që kur ktheh