Çitaku dhe Hamza në takim me Kurtin në Qeveri, në prag të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.

Kështu bëjnë të ditur burime të Ekonomia Online.

Takimi po mbahet në ditën kur në Kuvendin e Kosovës pritet të shqyrtohet sërish Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili i është kthyer Kuvendit nga presidentja e Republikës së Kosovës.

Në rendin e ditës së Kuvendit është përfshirë rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të ngjashme