Real Madridi ka arritur marrëveshje me Federico Valverden për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2031.
Sipas raportimeve të “Diario AS” dhe gazetarit Jose Felix Diaz, marrëveshja është arritur dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti, transmeton GazetaExpress.
Përveç zgjatjes së kontratës, mesfushori uruguaian do të përfitojë edhe rritje të pagës, si shpërblim për rëndësinë që ka në projektin e klubit madrilen.
Valverde konsiderohet futbollist i paprekshëm nga presidenti Florentino Perez dhe drejtuesit e Real Madridit. Edhe trajneri Jose Mourinho e sheh atë si një pjesë thelbësore të skuadrës.
Me këtë marrëveshje, madrilenët synojnë ta sigurojnë për një kohë të gjatë njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit.