Me moton “Rreth një dekade pas krizës – Drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”, po zhvillon punimet Konferenca e 7-të Vjetore e Hulumtimit të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet e politikëbërjes dhe bota akademike, me qëllim të vetëm që të mundësojnë një terren për një debat mbi çështjet relevante ekonomike.
Ndërkohë në Panelin e Guvernatorëve në cilësinë e folësve po marrin pjesë krahas guvernatorit Fehmi Mehmeti, edhe guvernatorët e vendeve të rajonit: Maqedoni, Kroaci, Shqipëri; si dhe guvernatori i Bankës së Belgjikës.
Ndër pjesëmarrës janë, po ashtu, zyrtarë të lartë të Bankës së Sllovenisë, Polonisë, Çekisë; pastaj të institucioneve financiare si: FMN, BERZH dhe nga JVI.
Kjo konferencë organizohet tashmë tradicionalisht për të shënuar përvjetorin e pavarësisë monetare të vendit.
Tema e këtij viti në këtë onferencë nxjerr në pah nevojën për të siguruar një përmbledhje të mësimeve që kanë dalë nga kriza si dhe për të përshkruar pasojat dhe nevojat e mundshme për ridizajnimin e politikave dhe për t’i adresuar ato në mënyrë adekuate në mjediset e ndryshme.
Punimet e kësaj konference po zhvillohen në Ohër të Republikës së Maqedonisë.