Incident me të shtëna mes policisë e disa hajnave afër rrethit të Prishtinës

| 15 Tet 2018 | 23:18 | Nga

Dy persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Kosovës, e cila ishte vënë në ndjekje të disa hajnave të dyshuar në dalje të Prishtinës.

Burime të KALLXO.com thonë se një veturë e Policisë ka qenë duke i ndjekur hajnat.

Me këtë rast, janë aksidentuar dy automjetet, e Policisë dhe e të dyshuarve.

KALLXO.com mëson se ka pasur një të shtënë nga zyrtarët policorë.

Të paktën dy veta janë arrestuar, thonë këto burime.

Disa medie të tjera raportuan se ka të vrarë dhe të plagosur, por kjo nuk është konfirnuar nga policia.

Të ngjashme