Agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka raportuar se disa basketbollistëve serb u është ndaluar hyrja në Kosovë.
Ndërsa i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve kosovare duke e quajtur si veprim të neveritshëm dhe anti-civilizues, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë veprim të Prishtinës që pengon lirinë e lëvizjes dhe ndalon të rinjtë që të angazhohen nëpër aktivitete sportive”, ka thënë Gjuriq.