Shtyhen edhe pagesat e Tatimit në Pronë

| 16 Mar 2020 | 12:03 | Nga

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka nxjerrë vendim për shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë, pagimin e këstit të parë për vitin 2020 si dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj faturave të tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komuna.

Ky është postimi i plotë:

???? ???̈ ?????? ? ??̈???̈?????̈? ? ????????? ?????? ??????? ??̈? ???????? ? ???????? ??̈ ??????? ??̈ ?????̈

Prishtinë – 16 mars 2020
Në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi nxjerrë Vendim për shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë, pagimin e këstit të parë për vitin 2020 si dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj faturave të tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komuna.

Image may contain: text
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme