Komuna e Prishtinës jep sqarime për implementimin e platformës digjitale ” E- shkollori”

| 28 Pri 2020 | 15:28 | Nga

Komuna e Prishtinës ka dhënë shpjegime rreth implementimit të platformës digjitale që do të bëhet në kryeqytet. Platforma “E-shkollori” do të nis nga data 4 maj

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Prishtinës.

“Platforma elektronike “E-shkollori” është e dizajnuar dhe e zhvilluar ekskluzivisht për menaxhimin dhe administrimin e institucioneve edukative e arsimore në Komunën e Prishtinës. Platforma ka për qëllim përkrahjen e përmirësimit dhe ngritjen e vazhdueshme të standardit të arsimit duke krijuar mundësi për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie të të gjitha komuniteteve që përbëjnë sistemin edukativo-arsimor në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se po vazhdon angazhimi për sigurimin e pajisjeve elektronike për nxënësit që nuk i kanë.

“Jemi duke vazhduar me mësimin në distancë dhe po angazhohemi që këtë mundësi të u ofrojmë të gjithë fëmijëve pa dallim, duke iu siguruar pajisjet elektronike të nevojshme, atyre që nuk i kanë. Vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe të i zbatojmë të gjitha udhëzimet lidhur me masat mbrojtëse nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik”, thekson njoftimi./Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme